Vrasja e dyfishtë në Balldren, identifikohen dy automjete të autorëve: detaje të reja nga atentati në Lezhë

Vras­ja e dyfishtë në Ball­dren të Lezhës: Iden­ti­fiko­hen dy autom­jete të për­doru­ra nga autorët, deta­je të reja nga aten­tati


Deta­je të reja kanë dalë në lid­hje me vras­jen e dyfishtë të Kresh­nik dhe Gen­t­jana Muje­ci, ngjar­je e rëndë e ndod­hur në Ball­dren të Lezhës. Hetimet e poli­cisë kanë çuar në iden­ti­fikimin e dy autom­jeteve që dyshohet se janë për­dorur nga autorët gjatë aten­tatit.

Sipas burimeve nga grupi het­i­mor, njëri prej autom­jeteve ka shër­by­er për orga­niz­imin e pritës, duke i pre­rë rrugën mak­inës tip Audi A7 ku udhë­tonin vik­ti­mat, ndër­sa mjeti tjetër është për­dorur nga autorët për të kry­er sul­min me armë zjar­ri.

Dy per­sona të armato­sur kanë dalë nga një prej autom­jeteve dhe kanë hapur zjarr ndaj çiftit, duke qël­lu­ar mbi 30 plum­ba në drej­tim të tyre. Sul­mi ka qenë i shpe­jtë dhe i mirëor­ga­nizuar, duke mos u lënë mundësi reag­i­mi vik­ti­mave.

Pas krim­it, autorët janë larguar men­jëherë nga vend­ng­jar­ja. Poli­cia ka ngrit­ur pika kon­trol­li në zonë dhe po vijon hetimet inten­sive për iden­ti­fikimin dhe kap­jen e autorëve, si dhe për zbard­hjen e plotë të dinamikës së ngjar­jes së rëndë.