“57 vite në shërbim, sot e refuzuar” – Skandali në Vlorë, djali kujdeset për nënën me ndihmën e ChatGPT

SKANDAL NË VLORË: Mjek­ja 82-vjeçare lihet pa tra­j­tim, djali dety­ro­het ta kuro­je me këshilla nga AI

Një rast tron­ditës është denon­cuar së fund­mi nga qyteti i Vlorës, ku një mjeke 82-vjeçare, me mbi 57 vite kon­tribut në shër­bim të pacien­tëve, pre­tendo­het se është refuzuar nga spi­tali për tra­j­tim mjekë­sor.

Denonci­mi është bërë pub­lik nga djali i saj, Altin Gji­ni, i cili shpre­het se në mungesë të ndih­mës insti­tu­cionale, është detyru­ar të kujde­set vetë për nënën e tij – duke ndjekur edhe sug­jer­ime nga intelig­jen­ca arti­fi­ciale si Chat­G­PT.

Sipas tij, nëna e par­al­izuar prej vitesh vuan nga një plagë seri­oze në kokë që po përke­që­so­het, ndër­sa spi­tali nuk e ka pran­uar për tra­j­tim për shkak të moshës së avan­cuar.

Në reag­imin e tij të fortë në rrjetet sociale, Gji­ni aku­zon insti­tu­cionet për mungesë human­iz­mi dhe thek­son se të moshuar­it nuk kanë nevo­jë për mëshirë, por për din­jitet dhe kujdes shën­de­të­sor të garan­tu­ar.

Ai e cilë­son këtë sit­u­atë si një dësh­tim moral të sis­temit, duke ngrit­ur shqetësimin për mënyrën se si tra­j­to­hen të moshuar­it që kanë kon­tribuar gjatë gjithë jetës së tyre në shër­bim të shoqërisë.

Rasti ka ngjal­lur reag­ime të shum­ta, duke rik­thy­er në vëmend­je prob­lematikat e tra­j­tim­it të moshës së tretë dhe aksesit në shër­bimet shën­de­të­sore në vend.