“Kapet në flagrancë në Burgu i Rrogozhinës: Tentoi t’i fusë celular bashkëshortit, zbulohet gjatë kontrollit”

Një ten­ta­tivë për fut­jen e një tele­foni celu­lar në ambi­en­tet e brend­shme të Bur­gu i Rro­gozhinës është godi­tur nga autoritetet gjatë kon­trolleve ruti­në.

Sipas njof­tim­it, rasti është evi­den­tu­ar gjatë ver­i­fikim­it të famil­jarëve që hynin për takime, ku shte­tas­ja B. D., e cila kishte ard­hur për të takuar bashkëshort­in e saj, të dënuar­in F. D., është kapur me një send të ndalu­ar. Gjatë kon­trol­lit fizik, bren­da një fasho­je të ven­do­sur në pjesën e pulpës së këm­bës, u zbu­lua një tele­fon celu­lar i tip­it “Sam­sung Smart”, me ngjyrë të zezë.

Pas kon­sta­tim­it, taki­mi u pezul­lua men­jëherë, tele­foni u sekuestrua dhe u mba­jt pro­cesver­bal për ngjar­jen. Për rastin janë njof­tu­ar drejtue­sit e insti­tu­cionit, ndër­sa në het­ime është përf­shirë edhe Shër­bi­mi i Kon­trol­lit të Brend­shëm.

Ndërko­hë, autoritetet kanë vijuar kon­trol­let edhe në ambi­en­tet ku është i ako­mod­uar i dënuari, për të zbu­lu­ar nëse ka ele­men­të të tjerë të paligjshëm apo per­sona të përf­shirë në këtë ten­ta­tivë.