VRASJA E ÇIFTIT MUJECI NË LEZHË: I SHPALLURI NË KËRKIM MOHON PËRFSHIRJEN – “NUK DUA TË HYJ NË GJAK, PO MË SHKATËRROHET FAMILJA”

EKZEKUTIMI I ÇIFTIT MUJECI NË LEZHË – I SHPALLURI NË KËRKIM MOHON PËRFSHIRJEN: “PO MË SHKATËRROHET E GJITHË FAMILJA, NUK DUA TË HYJ NË GJAK”

Një nga per­son­at e shpal­lur në kërkim lid­hur me aten­tatin tragjik ndaj çiftit Muje­ci në Lezhë, Besnik Kol­ndreu, ka reaguar përmes një deklarate për medi­at, duke mohuar kat­e­gorik­isht çdo përf­shir­je në ngjar­jen e rëndë që tron­di­ti opin­ion­in pub­lik.

Në një inter­vistë për News24, 40-vjeçari është shpre­hur se ndod­het prej vitesh jashtë ven­dit, duke punuar dhe jet­u­ar në Mal të Zi, dhe se në momentin e vras­jes ka qenë me famil­jen e tij, larg Shqipërisë. Ai thek­son se lajmin për aten­tatin e ka mësuar rastë­sisht përmes rrjeteve sociale.

Kol­ndreu ka kërkuar që hetimet të kry­hen me kujdes dhe pro­fe­sion­al­izëm, duke thek­suar se as ai dhe as famil­ja e tij nuk kanë pasur dijeni apo lid­hje me ngjar­jen. Sipas tij, sit­u­a­ta e kri­juar rrezikon të dëm­to­jë rëndë jetën e tij per­son­ale dhe famil­jare, si dhe biz­nesin që ka ndër­tu­ar prej vitesh.

“Mua po më shkatër­ro­het e gjithë famil­ja, e ardhm­ja e fëmi­jëve të mi. Kam punuar 25 vite për të ndër­tu­ar një jetë dhe një biznes me nder­sh­mëri. Nuk kam asnjë lid­hje me këtë ngjar­je dhe nuk dua të përf­shi­hem në një kon­flikt apo në një gjak­mar­rje të padrejtë,” është shpre­hur ai.

Ai ka shtu­ar se fri­ka më e mad­he për të është përf­shir­ja e famil­jes në një kon­flikt që, sipas tij, nuk ka asnjë bazë reale. Kol­ndreu apelon që drejtësia të mos vepro­jë mbi supoz­ime, por mbi pro­va konkrete, duke shman­gur çdo keqkup­tim që mund të çojë në paso­ja të rën­da sociale dhe famil­jare.

Në deklaratën e tij, ai ka mohuar gjithash­tu që famil­jarët e tij të kenë qenë të përf­shirë apo në dijeni për ndon­jë plan apo veprim të lid­hur me vras­jen e çiftit Muje­ci, duke thek­suar se ngjar­ja nuk ka asnjë lid­hje me të afër­mit e tij.

Ngjar­ja e rëndë në Lezhë ka shkak­tu­ar reag­ime të shum­ta në opin­ion­in pub­lik, ndër­sa hetimet vijo­jnë për zbard­hjen e plotë të rrethanave dhe iden­ti­fikimin e autorëve të përf­shirë në ekzeku­timin e çiftit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende deta­je të plota mbi motivin e dyshuar të krim­it, ndër­sa çësht­ja mbetet nën het­im nga struk­tu­rat përkatëse.