
“A ia ka kthyer rrobat?” – Livia Lozi nuk kursen Brikenën: “Pse më prek gjërat e mia?”
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5 Albania”, Livia Lozi, ka folur hapur për raportin e tensionuar me Brikena Selmanin gjatë një interviste në emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio.
Gjatë bisedës, Livia u ndal te një situatë që ka shkaktuar shumë diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother, ku ajo pretendon se Brikena i ka marrë disa nga rrobat e saj.
“Më ka marrë shumë gjëra nga rrobat që kam patur në Big,” u shpreh Livia, duke shtuar se e ka përballur drejtpërdrejt: “Kur ti më ofendon dhe thua gjithë ato fjalë për mua, pse futesh te dollapi im dhe te gjërat e mia personale?”
E pyetur nga moderatorja nëse bëhej fjalë për një veprim të qëllimshëm apo rastësi, Livia u shpreh se nuk e di motivin e Brikenës, por situata është përsëritur disa herë.

“Nuk e di tani. A i kishte fiksim me të gjitha apo vetëm me mua, por më ndodhi 2–3 herë në shtëpi dhe më erdhi bezdi,” tha ajo.
Ajo shtoi gjithashtu se, pavarësisht situatave, ndërhyrja e saj nuk lidhej me veshjet, por me sjelljen dhe ofendimet personale që sipas saj Brikena kishte bërë ndaj saj.
“Ne vajza jemi, ndërrojmë rroba me njëra-tjetrën dhe s’ka problem, por më shqetësoi fakti që më ofendoi e para në pamje fizike. Kur të ofendojnë pa argument, do të thotë që s’ke çfarë thua tjetër,” u shpreh Livia.
E pyetur nëse janë takuar pas daljes nga shtëpia, ajo tha se kanë rastisur, por nuk ka pasur përshëndetje nga ana e Brikenës.
“Brikena nuk ka përshëndetur asnjë, jo vetëm mua,” deklaroi ajo, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre mbetet ende e ftohtë.
Në fund, Livia u shpreh me ironi se tensioni duket se nuk është shuar ende: “Brikena nuk ka dalë nga Big‑u fatkeqësisht.”