BE është bekim për ne”, Rama: Procesi i zgjerimit ka ndryshuar pas agresionit rus në Ukrainë

BE është bekim për ne”, Rama: Pro­ce­si i zgjerim­it ka ndryshuar pas agre­sion­it rus në Ukrainë

Kryem­i­nistri Edi Rama e ka cilë­suar Bashkimin Europi­an si një “bekim” për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, duke thek­suar rolin e tij në ndër­timin e insti­tu­cion­eve dhe zhvil­lim­in demokratik.

Në një inter­vistë për ish-ambasadorin ital­ian në Tiranë, Fab­rizio Buc­ci, e pub­likuar nga agjen­cia ital­iane ANSA, Rama u shpreh se meto­da e zgjerim­it të BE-së është e ngadaltë, por efek­tive.

Sipas tij, agre­sioni rus në Ukrainë ka ndryshuar qas­jen e Bruk­selit ndaj pro­ce­sit të zgjerim­it, duke e bërë atë më të vetëdi­jshëm për rrez­iqet që vijnë nga jashtë bllokut europi­an.

“BE-ja është një bekim për ne; roli i saj është shumë i dobishëm për ndër­timin e insti­tu­cion­eve dhe ajo di si ta bëjë këtë. Është pro­ce­si më neu­rotik i mund­shëm, por funk­sionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar. Më parë, ata thoshin fjalët e duhu­ra, por veprimet nuk pasonin. Kur erd­hi push­ti­mi, ata kup­tuan se të gjitha palët jashtë bllokut mund të humb­nin”, u shpreh Rama.

Kryem­i­nistri thek­soi gjithash­tu se Shqipëria vijon punën për inte­grim­in në Bashkimin Europi­an.

“Ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe do të ecim për­para, sepse kësh­tu për­mirë­so­he­mi”, shtoi ai.

Me nota humori, Rama u shpreh se Shqipëria nuk mund të kra­ha­so­het me vende të mëd­ha europi­ane:

“Laj­mi i mirë është se nuk do të bëhe­mi kur­rë Gjer­mani, sepse nuk jemi të aftë për të. Por një ‘Itali e vogël’?”

Gjatë inter­vistës, kryem­i­nistri rithek­soi objek­tivin e Shqipërisë për anë­tarësim në Bashkimin Europi­an deri në vitin 2030.