Skandal në JPMorgan: Punonjësi akuzoi drejtoreshën për ngacmim seksual, por gënjeu edhe për vdekjen e babait

Skan­dal në JPMor­gan Chase: Akuzat për ngacmim sek­su­al rezul­to­jnë të rreme, punon­jësi gën­jeu edhe për vdek­jen e babait

Një his­tori që fil­lim­isht tron­di­ti opin­ion­in pub­lik dhe medi­at ndërkom­bëtare ka mar­rë një kthesë të paprit­ur. Rasti i një punon­jësi që aku­zoi një drejtuese të lartë në JPMor­gan Chase për ngacmim sek­su­al, tash­më rezul­ton të jetë i mbushur me pasak­tësi dhe dyshime seri­oze për manip­ulim.

Sipas burimeve pranë het­imeve, 35-vjeçari Chi­raya Rana dyshohet se ka fab­rikuar një his­tori të tërë për të për­fi­tu­ar avan­tazhe per­son­ale, përf­shirë leje të zgjatur të paguar dhe kushte më flek­si­bël pune.

Ngjar­ja nis në dhje­tor të vitit 2024, kur Rana njoftoi eprorët e tij se babai ishte në gjend­je kri­tike shën­de­të­sore dhe më pas kishte ndër­ru­ar jetë. Kjo deklaratë i mundë­soi atij të mungonte për rreth tre muaj nga puna, si dhe të punonte nga dis­tan­ca gjatë kësaj peri­ud­he.

Por hetimet zbu­lu­an një të vërtetë tron­ditëse: babai i tij, Chai­tanya Rana, është gjal­lë dhe jeton në Virx­hinia. Në një deklaratë për medi­at amerikane, ai u shpreh se nuk kishte dijeni për asnjë nga pre­tendimet apo veprimet ligjore të të bir­it.

“Nuk di asgjë për këtë. Ai nuk foli me ne,” u shpreh ai për medi­at.

Ndërko­hë, më 28 prill, Rana kishte dorëzuar një padi në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut, nën pseudon­imin “John Doe”, duke akuzuar një drejtuese të bankës se e kishte droguar dhe detyru­ar të kryente akte sek­suale, duke e kër­cënuar për kar­ri­erën në rast refuz­i­mi.

Drejtues­ja në fjalë i ka mohuar kat­e­gorik­isht akuzat, duke deklaru­ar përmes për­faqë­suesve ligjorë se nuk ka pasur asnjëherë sjell­je të papër­sh­tat­shme dhe se nuk ka qenë as në vendin ku pre­tendo­het të kenë ndod­hur ngjar­jet.

Zhvil­limet e fun­dit kanë hed­hur hije të for­ta dyshi­mi mbi gjithë çësht­jen, duke ngrit­ur pikëpyet­je seri­oze mbi motivet dhe veprimet e paditësit, ndër­sa rasti vijon të jetë në fokus të drejtë­sisë amerikane.