Alarm nga INSTAT: Martesat në Shqipëri përgjysmohen, të rinjtë po i largohen familjes tradicionale

INSTAT: Të rin­jtë shqip­tarë po mar­to­hen gjith­n­jë e më pak, marte­sat përgjys­mo­hen në 10 vite

Të dhë­nat më të fun­dit të INSTAT tre­go­jnë një rënie të fortë të num­rit të marte­save në Shqipëri gjatë dekadës së fun­dit. Nga afro 24 mijë marte­sa në vitin 2014, në vitin 2024 rezul­to­jnë vetëm 16.120 marte­sa, duke shënuar pothua­jse përgjys­mim.

Sipas soci­ologes Entela Bin­jaku, fenomeni lid­het me emi­gra­cionin, vështirësitë ekonomike dhe ndryshimin e stilit të jetesës tek të rin­jtë shqip­tarë.

“Një pjesë e të rin­jve kanë emi­gru­ar dhe kanë kri­juar famil­je jashtë ven­dit. Të tjerë hez­i­to­jnë të mar­to­hen për shkak të pasig­urisë ekonomike, vështirë­sive për sig­urim­in e një banese apo rrit­jen e fëmi­jëve”, u shpreh ajo.

Ekspertët thek­so­jnë se gjith­n­jë e më shumë çifte po zgjed­hin bashkë­jetesën në vend të martesës tradi­cionale, ndër­sa pri­or­itet për të rin­jtë po bëhet real­iz­i­mi per­son­al dhe sta­biliteti ekonomik.

Soci­ologët kërko­jnë më shumë mbështet­je nga shteti për famil­jet e reja, përmes kre­dive të buta, pro­grameve sociale dhe poli­tikave që nxisin lind­sh­mërinë dhe kri­jimin e famil­jes.

📊 Marte­sat në Shqipëri:
• 2014 – 23.769
• 2020 – 17.473
• 2021 – 19.709
• 2022 – 18.781
• 2023 – 17.467
• 2024 – 16.120

Ekspertët par­ala­jmëro­jnë se mod­ern­iz­i­mi dhe emi­gra­cioni po sjellin tkur­rje të insti­tu­cionit të martesës, ndër­sa shqetë­sues mbetet edhe rrit­ja e divorceve.