Atentat mafioz në Sarandë/ Rexhep Ismaili ekzekutohet në lokalin e tij, persona nga banaku qëllojnë me automatik autorin

Zbard­het dinami­ka e aten­tatit në Sarandë/ Rex­hep Ismaili u ekzeku­tua në lokalin e tij, per­sona nga banaku qël­lu­an me automatik ndaj autorit

Deta­je të reja janë zbard­hur nga aten­tati mafioz që tron­di­ti mbrëm­jen e sotme zonën e Gjashtës në Sarandë, ku mbeti i vrarë biz­nes­meni Rex­hep Ismaili.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake nga vend­ng­jar­ja, 66-vjeçari dyshohet se kishte pasur kon­flik­te të mëparshme me autorin e krim­it. Burime bëjnë me dije se autori ka mbër­rit­ur i armato­sur në ambi­en­tet e kar­bu­ran­tit në pronësi të vik­timës dhe ka hyrë në lokalin e biz­ne­sit ku Ismaili ndod­hej i ulur në tavolinë me per­sona të tjerë.

Në ato momente, autori ka nxjer­rë armën tip pis­to­letë dhe ka hapur zjarr në drej­tim të biz­nes­menit, duke e lënë të vdekur në vend. Men­jëherë pas aten­tatit, per­sona që ndod­heshin pas banakut kanë reaguar duke mar­rë një armë automatike dhe kanë qël­lu­ar me breshëri ndaj autorit, tek­sa ai largo­hej nga ven­di i ngjar­jes.

Të shtë­nat kanë shkak­tu­ar panik në zonë, ndër­sa autori i dyshuar ka arrit­ur të arra­tiset pa u kapur. Poli­cia ka ngrit­ur pika kon­trol­li dhe po punon për iden­ti­fikimin e per­son­ave që për­dorën armën automatike, si dhe për kap­jen e autorit krye­sor të vras­jes.

Grupi het­i­mor po vijon hetimet për të zbard­hur plotë­sisht rrethanat dhe motivet e krim­it.