
Në Krujë është regjistruar një ngjarje e rëndë me dhunë, ku një konflikt i çastit mes katër personave ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në zonën e Niklës, në oborrin e një mobilerie. Dy shtetas dyshohet se kanë përdorur mjet prerës ndaj dy vëllezërve të moshës rreth 31 dhe 23 vjeç, duke i lënë të plagosur. Të dy të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar dhe po vijon kontrollet për kapjen e tyre, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Në njoftimin zyrtar, autoritetet e kanë cilësuar konfliktin si të çastit dhe me motive të dobëta, por hetimet pritet të sqarojnë më tej shkaqet dhe dinamikën e incidentit.