
“Prandaj nuk e fitoi BBVA”/ Shëndrit Lumi i përgjigjet ashpër Mirit pas deklaratës për Selin
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Shëndrit Lumi, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Miri në emisionin “S’e luan topi”, ku ai u shpreh se nuk do të dëshironte që vajza e tij të bëhej si Selin.
I ftuar në emisionin “Live From Tirana”, Shëndriti foli hapur për eksperiencën e tij në reality show, ndërsa nuk i kurseu kritikat ndaj Mirit, duke e cilësuar atë si kontradiktor.
“Për këtë arsye Miri nuk ka fituar ‘Big Brother’. Për shkak se ka qenë një kontradiktor i madh gjatë gjithë kohës dhe nuk më vjen çudi,” u shpreh ai.
Më tej, Shëndriti vlerësoi Selin për mënyrën se si ka përballuar situatat dhe debatet gjatë spektaklit, duke thënë se ajo duhet të merret si shembull nga vajzat e reja.
“Uroj që vajzat e reja ta marrin shembull Selin, është shumë e zgjuar. Për 23 vjeç, të jesh aq e artikuluar dhe t’i dalësh ballë dyfishit të moshës së saj, me akuza shumë të rënda… Nuk kam ndonjë koment më tutje,” deklaroi ai.
Deklarata e Shëndritit ka nxitur reagime të shumta në rrjet, duke rikthyer sërish në vëmendje debatet mes ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.