Rezart Veleshnja shpërthen pas incidentit në Ferma VIP: “Arbana është miliona vite larg atij niveli”

Rezart Velesh­n­ja shpërthen pas inci­den­tit Arbana-Ola në “Fer­ma VIP”: “E frik­shme çfarë po na dëgjo­jnë veshët”

Inci­den­ti i bujshëm i ndod­hur në spek­tak­lin Fer­ma VIP, ku Fab­jo­la Elezaj për­dori një gjuhë të rëndë ndaj mod­er­a­tores Arbana Osmani, ka sjel­lë reag­ime të shum­ta në rrjetet sociale dhe në botën e show­biz-it shqip­tar.

Së fund­mi, edhe aktori i njo­hur Rezart Velesh­n­ja ka reaguar ash­për përmes një pos­ti­mi në Insta­gram, duke dalë hapur në mbro­jt­je të mod­er­a­tores dhe duke kri­tikuar rëndë sjell­jen e banores.

Në reag­imin e tij, Velesh­n­ja vlerë­soi fig­urën e Arbana Osmani si pro­fe­sion­iste, nënë dhe bashkëshorte, ndër­sa u shpreh kri­tik ndaj asaj që ai e qua­jti “rini tok­sike”, duke për­men­dur edhe emra të njo­hur të for­matit si Moza Ahmeti, Romir Zal­la, Vis Pupa dhe Soni Malaj.

Në pos­timin e tij, aktori shkru­an:

> “Unë e kup­toj dëshirën e mirë për të inte­gru­ar një pjesë të kësaj rinie tok­sike dhe të sëmurë pranë njerëzve intelek­tu­alë si Moza Ahmeti, Romir Zal­la, Vis Pupa, Soni Malaj, por këto lloj mostrash nuk duhen qasur as në derën e TV e jo më t’i fusësh në një real­i­ty!”



Ai vijon më tej me fjalë vlerë­suese për mod­er­a­toren:

> “Arbana është një nga zon­jat që unë njoh prej vitesh. Një gocë, zon­jë, nënë dhe bashkëshorte e shkëlqy­er që u mund­ua të inte­gronte llu­min dhe ta pas­tronte, por mori si shkëm­bim atë fjalë që është mil­iona vite dritë larg fig­urës së saj.”



Në fund të reagim­it, Rezart Velesh­n­ja shpre­het se ndi­het kre­nar që ka punuar me Arbana Osmani ndër vite, duke thek­suar se figu­ra si ajo janë gjith­n­jë e më të rral­la në tele­vizion­in shqip­tar.

Deklara­ta e tij ka nxi­tur reag­ime të shum­ta online, ku shumë ndjekës kanë mbështe­tur mod­er­a­toren, ndër­sa të tjerë kanë deba­tru­ar mbi gjuhën dhe ten­sionet që po shoqëro­jnë këtë sezon të Fer­ma VIP.