PS propozon ndryshime të forta në Kodin Rrugor: Patenta hiqet përgjithmonë për përsëritësit nën efektin e alkoolit

Par­tia Social­iste e Shqipërisë ka propozuar një paketë të re ndryshimesh në Kodin Rru­gor, duke parashikuar masa më të ash­pra ndaj shkelësve të rreg­ullave të qarkul­lim­it.

Drafti i depoz­i­tu­ar në Kuvend nga Ulsi Man­ja dhe Eri­on Braçe parashikon ndëshkime të reja për drejtue­sit që qarkul­lo­jnë pa paten­të, për për­dorim­in e tele­fonit gjatë drej­tim­it, si dhe për drejtue­sit e rinj.

Sipas amen­da­menteve, per­son­ave që kapen duke drej­tu­ar mjetin pa leje drej­ti­mi do t’u shty­het e drej­ta për të mar­rë paten­tën me një vit, ndër­sa për të mitu­rit me dy vite nga momen­ti kur u lind kjo e drejtë.

Ndryshimet propo­zo­jnë gjithash­tu kufiz­ime për shofer­ët që kanë mar­rë paten­tën e kat­e­gorisë B gjatë 24 mua­jve të fun­dit. Ata do të kenë kufi 0.0‰ alkool në gjak, kufiz­im shpe­jtësie dhe ndal­im qarkul­li­mi gjatë natës pa një drejtues shoqërues me ekspe­ri­encë.

Një tjetër masë e fortë lid­het me për­dorim­in e tele­fonit gjatë drej­tim­it, ku ndal­i­mi zgjero­het edhe për biçik­le­tat, monopati­nat elek­trike dhe motom­jetet deri në 50 cc.

Ndërko­hë, drafti parashikon edhe heq­jen përgjith­monë të paten­tës për drejtue­sit që kapen përsëri duke drej­tu­ar mjetin nën efek­tin e alkoolit, nëse më parë janë ndëshkuar për të njëjtën shkel­je.

Po ash­tu, janë propozuar gjo­ba më të lar­ta për shpe­jtës­inë e rrezik­shme dhe sjell­jet agre­sive në rrugë, veçanër­isht në zonat urbane.