SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj Arjan Ndojës

SPAK kërkon burg për­jetë për Plau­rent Dervisha­jn për aten­tatin ndaj ish-prokuror­it Arjan Ndo­ja

Struk­tu­ra e Posaçme Kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar (SPAK) ka kërkuar dën­im me burgim të për­jet­shëm për Plau­rent Dervisha­jn dhe 35 vite burg për Julian Meçen, të akuzuar për aten­tatin ndaj ish-prokuror­it Arjan Ndo­ja në vitin 2019 pranë mbikalim­it të Shkozetit.

Pre­ten­ca u lex­ua në gjykatë nga prokurori Adnan Xholi, në mungesë të të pan­de­hurve.

Sipas kërkesës së SPAK, Plau­rent Dervishaj duhet të dëno­het me burg për­jetë, ndër­sa Julian Meçe, i akuzuar si bashkëpunë­tor në aten­tat, me 35 vite heq­je lirie.

Ngjar­ja e rëndë ndod­hi më 1 nën­tor 2019, pranë mbikalim­it të Shkozetit, ku mbeti i vrarë shoferi i ish-prokuror­it, ndër­sa Arjan Ndo­ja dhe Alek­sandër Laho mbetën të plago­sur.