EMRI/ I akuzuar për vrasje dhe grup kriminal, 35-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali

Një 35-vjeçar shqip­tar, i shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar prej tre vitesh nga autoritetet shqiptare, është arrestu­ar nga poli­cia ital­iane në qytetin e Moncalieri‑t, pranë Tori­nos.

Sipas medi­ave ital­iane, shqip­tari u ndalua nga efek­tivët gjatë një kon­trol­li ruti­në në rrugë. Në për­p­jek­je për të shman­gur iden­ti­fikimin, ai u ka paraqi­tur policëve një kartë iden­titeti dhe një paten­të shoferi span­jolle. Megjithatë, pas ver­i­fikimeve të kry­era nga autoritetet, rezul­toi se të dy doku­mentet ishin të fal­si­fikuara.

Hetimet zbu­lu­an se 35-vjeçari ishte në kërkim ndërkom­bë­tar nga drejtësia shqiptare për disa vepra të rën­da penale. Ai aku­zo­het për përf­shir­je në orga­ni­za­të krim­i­nale, imp­likim në vras­je, posed­im të paligjshëm armësh, si edhe sig­urim mjetesh për aktivitete krim­i­nale.

Burime pranë hetim­it bëjnë me dije se shqip­tari kishte arrit­ur të qën­dronte i fshe­hur për një kohë të gjatë duke për­dorur iden­titete të rreme dhe duke lëvizur mes shteteve europi­ane. Arres­ti­mi i tij u bë i mundur falë bashkëpunim­it mes autoriteteve ital­iane dhe atyre shqiptare.

Aktu­al­isht, ai ndod­het në paraburgim në Itali, ndër­sa pritet të nisë pro­ce­du­ra për ekstradimin drejt Shqipërisë, ku do të për­bal­let me akuzat që rën­do­jnë ndaj tij.