
Inida Gjata, e njohur për publikun si Zhaku, është bërë pjesë e spektaklit Ferma VIP, ku që në hyrje të saj tërhoqi vëmendje me natyrën e drejtpërdrejtë dhe pa komplekse.
Gjatë një bisede në oborr me konkurrentet Moza dhe Kostana, Zhaku ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional për jetën personale, martesën dhe raportin me djalin e saj 4‑vjeçar.
Pas 15 vitesh martesë, ajo tregoi se ndodhet pranë divorcit, duke pranuar se marrëdhënia nuk funksiononte më dhe se ndihet më e qetë vetëm.
“Unë vetëm jam rehat fare. Do bëj ndarjen e kujdestarisë dhe të gjitha rregullohen me gjyq. Ç’e dua të rri në një martesë që nuk funksionon? Nuk dua të martohem më. Martesa është gabim, jam veshur me të zeza atë ditë”, u shpreh ajo.
Artistja foli edhe për djalin e saj të mitur, për të cilin tha se është në spektrin autik, por ka inteligjencë të jashtëzakonshme dhe ka bërë shumë përparime.
“Djalin e kam 4 vjeç, është autik. Ka bërë shumë përparime. Tani ka filluar të flasë nga pak. Është gjeni. Ka mësuar numrat në shqip dhe anglisht. Ka inteligjencë emocionale dhe kur kemi pasur probleme në shtëpi, mënyra si më shikonte dhe më prekte faqet ishte diçka tjetër”, rrëfeu Zhaku.