Rriten çmimet e karburanteve, nafta shkon në 197 lekë për litër

Rriten sër­ish çmimet e kar­bu­ran­teve, naf­ta arrin në 197 lekë për litër

Bor­di i Trans­parencës ka rishikuar edhe një herë çmimet e kar­bu­ran­teve në vend, duke ven­do­sur tar­i­fa të reja për treg­timin e naftës dhe ben­z­inës.

Sipas vendim­it të mar­rë më 9 maj 2026, naf­ta do të treg­to­het me pakicë me një çmim mak­si­mal prej 197 lekësh për litër, ndër­sa çmi­mi me shu­micë është për­cak­tu­ar në 185 lekë për litër.

Ndërko­hë, ben­z­i­na do të shitet me pakicë deri në 182 lekë për litër, ndër­sa me shu­micë jo më shumë se 170 lekë për litër.

Vendi­mi hyn në fuqi këtë të shtunë në orën 14:00 dhe do të mbetet në zba­tim deri në mbled­hjen e ardhshme të Bor­di i Trans­parencës.

Autoritetet kanë par­ala­jmëru­ar oper­a­torët e tregut se mosre­spek­ti­mi i çmimeve të për­cak­tu­ara do të shoqëro­het me masa ndëshkuese, që mund të shko­jnë deri në pezul­lim të aktivitetit.

Min­is­tria e Ekonomisë dhe Ino­va­cionit, Min­is­tria e Finan­cave dhe Min­is­tria e Infra­struk­turës dhe Energjisë thek­so­jnë se këto masa syn­o­jnë mbro­jt­jen e kon­suma­torëve dhe garan­timin e konkur­rencës në tre­gun e kar­bu­ran­teve.