Aksident në Korçë, automjeti përplas këmbësorin pranë Prefekturës, dërgohet me urgjencë në spital

Aksi­dent në Korçë, autom­jeti për­plas këm­bë­sorin pranë Prefek­turës, dër­go­het me urgjencë në spi­tal

Një aksi­dent rru­gor është regjistru­ar para­diten e kësaj të shtune në afër­si të Prefek­turës së Korçë, ku një autom­jet ka për­pla­sur një këm­bë­sor tek­sa ky i fun­dit po kalonte rrugën.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, i plago­suri ka mar­rë ndih­mën e parë në vend­ng­jar­je dhe më pas është trans­portu­ar me urgjencë drejt Spi­tal­it Rajon­al të Korçës për tra­j­tim më të spe­cial­izuar. Ende nuk dihet gjend­ja e tij shën­de­të­sore.

Men­jëherë pas aksi­den­tit, në zonë kanë mbër­rit­ur efek­tivët e Poli­cisë së Shtetit, të cilët kanë nisur hetimet për të zbard­hur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjar­jes.

Para­prak­isht dyshohet se aksi­den­ti ka ndod­hur në momentin kur këm­bë­sori po ten­tonte të kalonte rrugën, ndër­sa pritet që pam­jet e kam­er­ave të sig­urisë dhe dësh­mitë në vend­ng­jar­je të ndih­mo­jnë në sqarim­in e plotë të inci­den­tit.