“Babi më abuzonte që 5 vjeçe”/ Flet nëna e 12-vjeçares: Burri im është i pafajshëm, drejtësinë ta bëjë gjykata

Një ngjar­je që tron­di­ti Fierin dhe opin­ion­in pub­lik rik­the­het sër­ish në qendër të vëmend­jes, tek­sa nëna e 12-vjeçares që denon­coi të atin për abuz­im sek­su­al ka folur pub­lik­isht për herë të parë. Vajza kishte rrë­fy­er para psikologëve në komis­ari­atin e Fier­it se ishte abuzuar nga babai i saj që prej moshës 5‑vjeçare, ndër­sa 36-vjeçari i arrestu­ar kishte pran­uar vetëm një episod.

Në emi­sion­in “Me Zemër të Hapur”, nëna e të miturës mohoi akuzat ndaj bashkëshort­it, duke deklaru­ar se pret vendimin e drejtë­sisë dhe se bur­ri i saj “ka qenë një baba i përkush­tu­ar”.

“Unë pres vendimin e gjykatës. Nuk e ka bërë bur­ri im. Fëmi­jët i kam pasur gjith­monë para sysh”, u shpreh ajo, ndër­sa tre­goi momentet dra­matike kur vajza u largua nga bane­sa në orët e para të mëng­je­sit.

Sipas saj, e mitu­ra nuk kishte shen­ja në fytyrë kur u largua nga shtëpia, ndër­sa pre­tendon se i ka parë më vonë në komis­ari­at. Ajo hod­hi akuza edhe ndaj mënyrës si janë zhvil­lu­ar hetimet, duke pre­tend­uar se është ndjerë nën pre­sion nga ofi­cerët e poli­cisë.

Ngjar­ja e rëndë vazh­don të het­o­het nga autoritetet, ndër­sa vajza prej mua­jsh ndod­het në një qendër reha­bil­iti­mi në Tiranë.