“Proces i turpshëm”/ Vijon gjyqi ndaj Ilir Metës në GJKKO, në sallë edhe deputetë të opozitës

Sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar (GJKKO) po zhvil­lo­het sean­ca e dytë e gjyqit në themel ndaj kreut të Par­tisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas rapor­timeve të gazetares Klo­di­ana Lala, Meta ka dorëzuar një deklaratë ku bën të ditur se nuk do të mar­rë pjesë në seancën ku disku­to­het masa e sig­urisë, por do të jetë i pran­ishëm në fazën e gjykim­it në themel.

Në sal­lën e gjyqit janë parë edhe disa për­faqë­sues të opoz­itës, mes tyre Sekre­tari i Përgjithshëm i Par­tisë Demokratike Fla­mur Noka, Sekre­tari i Përgjithshëm i Par­tisë së Lirisë Tedi Blushi dhe deputeti Kle­vis Bal­liu.

Në seancën e kalu­ar, Meta u shfaq për herë të parë pas xhamit mbro­jtës që prej arres­tim­it të tij në tetor 2024. Ai ka kri­tikuar pro­cesin gjyqë­sor, duke e cilë­suar si “të turp­shëm” dhe ka hed­hur akuza ndaj sis­temit të drejtë­sisë.

“Nuk jam unë në pozi­ta të pabarabar­ta, por ata. Është një pro­ces i turp­shëm kundër shtetit shqip­tar, jo kundër Ilir Metës”, është shpre­hur ai, duke kërkuar që sean­cat të trans­me­to­hen live për trans­parencë të plotë.

Meta ndod­het në paraburgim prej tetorit 2024 dhe për­bal­let me akuza për kor­rup­sion, pastrim parash dhe fshe­hje pasurie.