Efi Dhedhes shpërthen ndaj paragjykimeve: Jo çdo grua pas të 30-ave do martesë e fëmijë

Efi Dhed­hes ka folur hapur për pre­sion­in social që shumë gra për­je­to­jnë pas moshës 30-vjeçare, sido­mos kur bëhet fjalë për martesën dhe kri­jimin e famil­jes.

Në një inter­vistë së fund­mi, ajo tre­goi se shpesh për­bal­let me komente paragjykuese si “ngele në derë”, por thek­soi se askush nuk pyet real­isht një per­son se çfarë dësh­i­ron nga jeta e tij.

Sipas Efit, jo të gjithë kanë të njëj­tat syn­ime në jetë dhe kjo duhet të pra­nohet më shumë nga shoqëria. Ajo u shpreh se ka njerëz që nuk duan të bëhen prindër apo të mar­to­hen dhe kjo nuk duhet parë si diç­ka neg­a­tive.

“Po ti e thua ngela në derë, po mua a më pyete çfarë dua unë me jetën time?”, u shpreh ajo, duke shtu­ar se nuk do të hynte në një lid­hje vetëm për shkak të moshës apo pre­sion­it të opin­ion­it pub­lik.

Efi thek­soi se prefer­on të jetë vetëm sesa në një mar­rëd­hënie ku nuk ndi­het e lum­tur dhe e qetë, duke nën­vizuar se secili duhet ta jeto­jë jetën sipas zgjed­hjeve per­son­ale dhe jo sipas prit­shmërive të të tjerëve.