Braçe mbron Spiropalin pas debatit me Ramën: Kritikat në PS janë reale

Deputeti i Par­tisë Social­iste, Eri­on Braçe, ka dalë në mbështet­je të Elisa Spiropali pas debat­eve të fun­dit me kryem­i­nistrin Edi Rama, duke thek­suar se kri­tikat e saj ndaj mënyrës së funk­sionim­it të PS janë reale dhe nuk për­bëjnë arsye për për­jash­tim.

I ftu­ar në një inter­vistë tele­vizive, Braçe deklaroi se nuk e kup­ton pse kërko­het largi­mi i Spiropalit nga par­tia, duke e kon­sideru­ar nor­male që bren­da një force poli­tike të ketë disku­time dhe kri­ti­ka për prob­lematikat ekzistuese.

Sipas tij, çësht­je si “min­istrokra­cia” dhe “drej­torokra­cia”, të ngrit­u­ra nga Spiropali, janë shqetësime të vërte­ta bren­da mazho­rancës. Braçe thek­soi se min­is­trat kanë në dis­pozi­cion të gjithë struk­turën shtetërore, ndër­sa deputetët e thjeshtë mbeten pa të njëjtin ndikim, çka kri­jon pabarazi bren­da par­tisë.

Deputeti social­ist shtoi gjithash­tu se vendimet për për­jash­time nuk mund të mer­ren nga indi­vidë të vetëm, por janë kom­pe­tencë e Par­tisë Social­iste. Ai nën­vi­zoi se të gjithë fig­u­rat poli­tike janë “inves­tim” i PS dhe kanë detyrime ndaj saj.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading