Flakë në avionin e “Turkish Airlines” sapo u ul në Kathmandu, evakuohen 288 persona në bord

Panik në aero­portin e Kath­man­du! Avioni i “Turk­ish Air­lines” përf­shi­het nga flakët me 288 per­sona në bord

Momente paniku janë regjistru­ar në aero­portin ndërkom­bë­tar të Kath­man­du në Nepal, pasi një avion i kom­panisë Turk­ish Air­lines u përf­shi nga flakët men­jëherë pas uljes në pistë.

Sipas autoriteteve të avia­cionit civ­il nepalez, zjar­ri shpërtheu në marshin e uljes së pasëm të djathtë të avion­it tip Air­bus A330-300, i cili po kryente flu­turim­in nga Stam­bol­li drejt Kath­man­du-së.

Në bord ndod­heshin 277 pasag­jerë dhe 11 anë­tarë ekuipazhi, të cilët u evaku­uan men­jëherë dhe fat­mirë­sisht nuk rapor­to­het për per­sona të lën­d­uar.

Për shkak të inci­den­tit, autoritetet mbyl­lën përko­hë­sisht aero­portin për rreth një orë, ndër­sa ekipet e emergjencës ndërhynë me shpe­jtësi për të neu­tral­izuar flakët dhe për të shman­gur përhap­jen e zjar­rit.

Zëd­hënësi i Autoritetit të Avia­cionit Civ­il të Nepalit, Gya­nen­dra Bhull, kon­fir­moi se sit­u­a­ta u vu nën kon­troll dhe aero­por­ti rifil­loi nor­mal­isht operimet pas pro­ce­du­rave të sig­urisë.

Ndërko­hë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbu­lu­ar shkaqet e sak­ta të inci­den­tit që shkak­toi alarm te pasag­jerët dhe stafi i aero­por­tit.