Kostana dhe Zhaku “trazojnë” Ferma VIP, ndjekësit zbulojnë misionin e tyre sekret

Hyr­ja e Kostana Moravës dhe Ini­da Gjatës, e njo­hur si Zhaku, në “Fer­ma VIP” ka trazuar men­jëherë dinamikat e shtëpisë, duke sjel­lë debate, ten­sione dhe sit­u­a­ta që kanë ndezur reag­ime të shum­ta në rrjet.

Dy banoret e reja nuk kanë zgjed­hur të qën­dro­jnë në pra­paskenë, por janë përf­shirë men­jëherë në për­plas­je të for­ta me banorët e tjerë, duke u kthy­er shumë shpe­jt në per­son­azhet më të komen­tu­ar të for­matit.

Ajo që ka rënë më shumë në sy për pub­likun është fak­ti se shu­mi­ca e debat­eve të tyre janë fokusuar te Sara Karaj. Pikër­isht ky detaj ka ngrit­ur dyshime te ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët alu­do­jnë se Kostana dhe Zhaku mund të kenë hyrë në lojë me një strategji të men­d­uar më herët.

Sipas komenteve që po qarkul­lo­jnë online, dy vajzat mund të jenë futur në for­mat për ta rik­thy­er Sarën në qendër të vëmend­jes dhe për të for­cuar pozi­cionin e saj në lojë, sido­mos pas një peri­ud­he ku ajo shi­hej si më pak e favorizuar nga pub­liku.

Debatet e vazh­dueshme dhe ten­sionet e kri­juara në shtëpi po inter­pre­to­hen nga shumë ndjekës si një mënyrë për ta ven­do­sur Sarën në rolin e vik­timës, një strategji që shpesh sjell më shumë sim­pati dhe mbështet­je nga audi­en­ca në real­i­ty show.

Dyshimet janë shtu­ar edhe më shumë pas sjell­jes së Zhakut me Mimoza Ahmetin. Edhe pse fil­lim­isht u duk se ajo do të ishte një mbështetëse e fortë e Mozës, rapor­ti mes tyre u kthye shpe­jt në për­plas­je, ironi­ra dhe ten­sione të vazh­dueshme.

Një nga momentet më të komen­tu­ara ishte për­dori­mi i ter­mit “kuçkë” nga Zhaku, episod që shkak­toi reag­ime të for­ta si bren­da shtëpisë ash­tu edhe në rrjet. Sit­u­a­ta ndikoi ndjeshëm në klimën e lojës dhe u komen­tua si një nga arsyet që ndikoi edhe në eli­m­in­imin e Olës.

Tash­më pub­liku është edhe më kuri­oz për të parë se si do të evolu­o­jnë mar­rëd­hëni­et mes banorëve dhe nëse strategjia e dyshuar e hyr­jeve të reja do të ndiko­jë real­isht në rrjed­hën e lojës dhe në mbështet­jen që Sara Karaj mund të mar­rë nga pub­liku.