BE gati 200 mln euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi, Marta Kos: Integrimi po ecën mirë

Komi­sion­er­ja e Bashkim­it Evropi­an për Zgjer­im­in, Mar­ta Kos, deklaroi se BE-ja do të dis­bur­so­jë së shpe­jti rreth 200 mil­ionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi në kuadër të Plan­it të Rrit­jes për Bal­lka­nin Perëndi­mor.

Para nis­jes së takim­it mes min­is­trave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkim­it Evropi­an dhe homologëve të Bal­lka­n­it Perëndi­mor, Kos thek­soi se zba­ti­mi i Plan­it të Rrit­jes po ecën sipas parashikimeve dhe se fondet do të ndih­mo­jnë në avancimin e refor­mave dhe inte­grim­it rajon­al.

Ajo nën­vi­zoi gjithash­tu pro­gresin në inte­grim­in grad­ual të vendeve të rajonit në struk­tu­rat evropi­ane, duke për­men­dur fak­tin se Ser­bia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqe­donisë së Veri­ut në SEPA, sis­te­mi evropi­an i page­save.

Komi­sion­er­ja bëri të ditur se po vijo­jnë për­gatit­jet për Samitin BE–Ballkani Perëndi­mor, që do të mba­het më 5 qer­shor në Pod­goricë, ndër­sa kërkoi angazhim të fortë nga vendet kan­di­date për të vijuar rrugën drejt inte­grim­it evropi­an.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading