Vrasja në Sarandë për pronën: një i arrestuar në burg, tjetri në arrest shtëpie

Vik­tor Ruci në arrest shtëpie, 31-vjeçari lihet në burg pas ngjar­jes së rëndë në Sarandë për kon­flikt prone

Janë zhvil­lu­ar sean­cat gjyqë­sore për cak­timin e masës së sig­urisë ndaj Kostandin Vogli dhe Vik­tor Ruci, të përf­shirë në një kon­flikt të dhun­shëm për pronës­inë e një beach-bari në zonën e Himarës, i cili për­fun­doi me vras­jen e 66-vjeçar­it Rex­hep Ismaili në Gjashtë, Sarandë.

Gjyka­ta ven­dosi që Vik­tor Ruci të qën­dro­jë në “arrest në shtëpi”, duke kon­fir­muar masën ekzistuese, ndër­sa ndaj Kostandin Vogli u cak­tua masa “arrest në burg”, pas kërkesës së prokuror­isë.

Sipas het­imeve, kon­flik­ti për pronën deg­jen­eroi fil­lim­isht në dhunë fizike dhe më pas në një ngjar­je të rëndë krim­i­nale. Prokuro­r­ia ka ngrit­ur akuza për disa vepra penale, ndër­sa gjyka­ta ka vlerë­suar se në këtë fazë çësht­ja mund të klasi­fiko­het edhe si “vras­je me dash­je në bashkëpunim, mbe­tur në ten­ta­tivë”.

Ngjar­ja mbetet nën het­im, ndër­sa autoritetet po vijo­jnë ver­i­fikimet për rolin e secilit të përf­shirë.