Dron ushtarak me eksploziv në Greqi, dyshime për nisje nga Vlora dhe Libia

Dron ushtarak ukrainas me eksploziv në ujërat greke, dyshime për nis­je nga Vlo­ra dhe Lib­ia

Rasti i dronit detar të gje­tur pranë ishul­lit Lefka­da ka hapur një het­im të gjerë në Gre­qi, duke ngrit­ur pikëpyet­je për origjinën dhe itin­er­arin e tij të mund­shëm në Detin Mes­d­he.

Sipas një repor­tazhi inves­tiga­tiv të tele­vizion­it grek STAR TV, autoritetet greke po përqen­dro­hen në dy pika të mund­shme nis­je­je: portin e Vlorë dhe portin e Mis­ratës në Libi. Të dyja zonat kon­sidero­hen strategjike për lëviz­jet detare në Mes­d­he.

Rapor­timet për­mendin gjithash­tu pran­inë e ekspertëve ukrainas të dronëve në Libi, si dhe mundës­inë që mjeti të jetë për­dorur në një opera­cion të drej­tu­ar kundër objek­ti­vave detare.

Sipas het­imeve para­prake, droni detar i iden­ti­fikuar si MAGURA V5 dyshohet se mbante rreth 100 kilo­gramë eksploziv dhe mund të jetë pro­jek­tu­ar për sulme ndaj ani­jeve në lëviz­je në ujërat ndërkom­bëtare, përf­shirë edhe autokolona të mund­shme ruse në Mes­d­he.

Eksper­ti grek Vagge­lis Xan­thakis e ka për­shkru­ar mjetin si një “tor­pe­do të teleko­man­d­uar sipër­faqë­sore”, e aftë të shkak­to­jë dëme të mëd­ha në ani­je.

Ndërko­hë, Roja Bregdetare Greke po vijon hetimet për mënyrën se si droni për­fun­doi pranë Lefkadës dhe për çdo per­son apo struk­turë që mund të ketë ndih­muar në trans­portimin ose fshe­hjen e tij.