Kriset miqësia në “Ferma VIP”, Zhaku sulmon ashpër Mozën në Prime

Plas sher­ri në “Fer­ma VIP”, Zhaku për­plaset ash­për me Mozën: “Servile dhe e pafy­tyrë”

Në spek­tak­lin Fer­ma VIP 3 ten­sionet mes konkur­ren­tëve po rriten ndjeshëm pas hyr­jes së dy banoreve të reja, Ini­da Gja­ta (Zhaku) dhe Kostana Mora­va.

Që në nis­je, Zhaku deklaroi se kishte hyrë në fer­më për të mbështe­tur mikeshën e saj Moza, me të cilën ka një mar­rëd­hënie të gjatë jashtë lojës. Ajo mad­je u shpreh se “vetëm Moza është loja, të tjerët janë skan­dal”.

Por sit­u­a­ta mes dy mike­shave ka mar­rë një kthesë të paprit­ur, duke çuar në një për­plas­je të fortë ver­bale bren­da shtëpisë.

Gjatë Prime-it dhe pas tij, debati u ash­për­sua, ku u hod­hën akuza të ndërsjel­la dhe tone të lar­ta. Moza la të kup­to­hej se Zhaku ka pasur lid­hje me ish-bashkëshort­in e saj, duke ndezur edhe më shumë kon­flik­tin.

Nga ana tjetër, Zhaku reagoi ash­për duke e qua­j­tur Mozën “servile” dhe “të pafy­tyrë”, duke shtu­ar se ajo është “manip­u­la­tore ekse­lente”.

Debati mes tyre vijoi kësh­tu:

Zhaku: “Ti nuk ke respekt për his­tor­inë që kemi ne.”
Moza: “Ti mund të kesh his­tori me bashkëshort­in tim, me mua nuk ke his­tori.”
Zhaku: “Unë kam his­tori me ty, por ti je servile dhe e pafy­tyrë.”

Ky kon­flikt ka ndezur reag­ime të shum­ta edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e for­matit po komen­to­jnë ndar­jen e paprit­ur mes dy ish-mike­shave të ngush­ta.