
e‑Albania del jashtë funksionit për 4 ditë/ Njoftimi zyrtar: Ja kur do të ndërpriten shërbimet online
Portali shtetëror e‑Albania, që ofron shërbime të shumta online për qytetarët dhe bizneset, do të jetë përkohësisht jashtë funksionit për një periudhë 4‑ditore, duke nisur nga data 15 maj.
Sipas një njoftimi zyrtar, ndërprerja e aksesit do të ndodhë për shkak të një procesi të rëndësishëm përditësimi dhe optimizimi teknik të sistemit, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e performancës së shërbimeve publike digjitale.
Portali do të jetë i paaksesueshëm në periudhën: 15 maj, ora 22:00 – 18 maj, ora 08:00
Gjatë kësaj kohe, qytetarët nuk do të mund të përdorin shërbimet elektronike të platformës, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë kërkuar mirëkuptim për këtë ndërprerje të përkohshme.
Sipas autoriteteve, ky përditësim synon të përmirësojë funksionimin e sistemit dhe të rrisë sigurinë dhe shpejtësinë e shërbimeve online që ofrohen për publikun.