Mimoza Ahmeti rrëfen 8 vite sakrifica për partnerin: Flet për problemet shëndetësore dhe mungesën e fondeve për trajtim

8 vite sakri­fi­ca të llahtarshme”/ Mimoza Ahmeti rrëfen his­tor­inë me part­ner­in: Flet për prob­lemet shën­de­të­sore dhe jetën pri­vate

Poet­ja e njo­hur Mimoza Ahmeti vijon të tërhe­që vëmend­je në real­i­ty show‑n “Fer­ma VIP”, ku ka ndarë deta­je të reja nga jeta e saj per­son­ale dhe mar­rëd­hë­nia me part­ner­in, Leo, i cili po për­bal­let me një prob­lem shën­de­të­sor.

Gjatë një bisede me banorët Zhak­lin Lekatari dhe Kostana, Ahmeti është shpre­hur se kjo peri­ud­hë ka qenë tepër e vështirë për të, duke thek­suar se prej 8 vitesh ka për­bal­lu­ar një sit­u­atë të rëndë emo­cionale dhe finan­cia­re për shkak të gjend­jes së part­ner­it.

Ajo ka treguar se ekzis­to­jnë mundësi tra­j­ti­mi në klini­ka jashtë ven­dit, veçanër­isht në Europë, por sipas saj kos­to­ja e lartë mbetet një pengesë seri­oze.

“Unë kam punuar shumë. Kjo sakri­ficë me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klini­ka jashtë që mund ta rreg­ul­lo­jnë. Në Europë ka, por është çësht­je lekësh. Jam e gëzuar. Pas­taj të shohim kur të shëro­het a do jetë më i njëjti”, është shpre­hur ajo.

Mimoza Ahmeti ka ndarë gjithash­tu një moment më të lehtë dhe ironik nga mar­rëd­hë­nia e saj, duke treguar një bisedë me part­ner­in, ku humori ka zbu­tur sit­u­atën e vështirë.

“I thashë një herë po shi­ta ndon­jë pik­turë të shtren­jtë, se ndodh ndon­jëherë që bie daci në kos, dhe i thashë të ble­jmë një shtëpi të vogël. E ai më tha pse do ta kom­p­likosh këtë gjë. Pse, i thashë, dhe më tha po ku e di se kush jam unë, mbase kam një shtëpi timen”, ka rrë­fy­er poet­ja.

Deklaratat e saj kanë ngjal­lur reag­ime të shum­ta në rrjetet sociale, duke e kthy­er sër­ish Mimoza Ahmetin në një nga fig­u­rat më të komen­tu­ara të for­matit tele­viziv.