Është pjesë e imja”/ Çiljeta Xhilaga flet për raportin me djalin e Alban Hoxha

Këngë­tar­ja e njo­hur shqiptare Çil­je­ta Xhil­a­ga ka folur hapur për jetën e saj famil­jare dhe mar­rëd­hënien e veçan­të që ka me djalin e part­ner­it të saj, Alban Hox­ha.

Gjatë një inter­viste në emi­sion­in “SOL”, artist­ja u shpreh se e kon­sideron djalin e part­ner­it si pjesë të pan­dashme të jetës së saj, duke thek­suar se lid­h­ja mes tyre është ndër­tu­ar mbi dashuri dhe përkush­tim.

“Unë e quaj pjesë timen, nuk e quaj pjesë që më ka ard­hur, ma kanë sjel­lë. Është një gjë e imja, e jetës sime”, u shpreh Çil­je­ta gjatë inter­vistës.

Ajo tre­goi se për të kjo mar­rëd­hënie mbart një përgjegjësi shumë të mad­he, mad­je sipas saj edhe më të mad­he sesa ajo që ndjen një prind biologjik.

“Është një përgjegjësi shumë e mad­he, një përgjegjësi më shumë se fëmi­ja që ti ke lin­dur vetë nga barku yt”, tha këngë­tar­ja.

Çil­je­ta Xhil­a­ga është gjithash­tu nënë e një djali nga një mar­rëd­hënie e mëparshme, ndër­sa prej vitesh jeton një his­tori dashurie larg zhur­mës medi­atike me Alban Hox­ha.

Kohët e fun­dit, artist­ja ka zgjed­hur të jetë më e rez­ervuar në dal­jet pub­like dhe në jetën artis­tike, duke reduk­tu­ar angazhimet në muzikë për t’iu përkush­tu­ar më shumë famil­jes dhe jetës per­son­ale.