Pentagoni: Lufta e SHBA me Iranin kushtoi 29 miliardë dollarë, rriten shpenzimet ushtarake

Pen­tag­o­ni zbu­lon shifrën: Lufta e SHBA me Iranin kush­toi 29 mil­iardë dol­larë

Kos­to­ja e kon­flik­tit të udhëhe­qur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Iran­it ka arrit­ur në rreth 29 mil­iardë dol­larë, sipas një deklarate zyrtare të bërë në Kon­gres nga drej­tori finan­ciar i Depar­ta­men­tit të Mbro­jt­jes, Jules W. Hurst III.

Gjatë një seance dëgji­more në Kon­gres, Hurst bëri me dije se kjo shifër për­faqë­son një rrit­je të ndjeshme kra­ha­suar me vlerësimin e mëparshëm të 29 pril­lit, kur kos­to­ja e opera­cion­eve ushtarake ishte llog­a­r­it­ur në rreth 25 mil­iardë dol­larë.

Sipas tij, rrit­ja e kos­tove lid­het krye­sisht me:

riparim­in e pajis­jeve ushtarake të dëm­tu­ara gjatë opera­cion­eve,

zëvendësimin e mjeteve dhe arma­timeve,

si dhe shpen­zimet e përgjithshme oper­a­tive të lid­hu­ra me kon­flik­tin.


Ky përditësim finan­ciar vjen në një moment kur në SHBA po inten­si­fiko­het debati poli­tik mbi kos­tot e lar­ta të angazhimeve ushtarake jashtë ven­dit dhe ndikimin e tyre në bux­hetin fed­er­al.

Çësht­ja e shpen­z­imeve të mbro­jt­jes mbetet një nga tem­at më të diskutueshme në arenën poli­tike amerikane, veçanër­isht në kon­tek­stin e kon­flik­teve ndërkom­bëtare dhe pri­or­iteteve të sig­urisë kom­bëtare.