Të lutem, vishu”/ Zhaku shfaqet vetëm me të brendshme në “Ferma VIP”, përplaset me Indrin

“Habit” Zhaku në “Fer­ma VIP”/ Shfaqet vetëm me të brend­shme nëpër shtëpi, Indri i revoltu­ar: “Të lutem, vishu!”

Një sit­u­atë e paza­kon­të dhe disi e sik­let­shme ka ndod­hur së fund­mi në “Fer­ma VIP”, ku pro­tag­o­niste është bërë sër­ish Zhaku.

Që prej hyr­jes së saj në fer­më, ajo është shfaqur pa kom­plekse dhe mjaft pro­vokuese, por vepri­mi i fun­dit ka habitur banorët e tjerë. Zhaku është parë duke lëvizur lir­shëm në ambi­en­tet e për­bashkë­ta e veshur vetëm me të brend­shme, me syze diel­li dhe cig­a­re në dorë, duke tërhe­qur men­jëherë vëmend­jen e të gjithëve.

Sit­u­a­ta nuk është prit­ur mirë nga Indri, i cili i ka kërkuar të vishej për respekt ndaj banorëve të tjerë.

“A mund të vishesh, për respekt? Të lutem vishu,” – i është drej­tu­ar ai.

Por Zhaku nuk ka pran­uar aspak ndërhyr­jen e tij dhe i është përgjigjur men­jëherë:

“Ç’të duhet ty si rri unë!”

Debati dhe momen­ti kanë bërë xhi­ron në rrjet, duke ndezur reag­ime të shum­ta mes ndjekësve të spek­tak­lit.