Vrasja në Sarandë/ Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: konflikti për para që përfundoi në tragjedi me armë

Vras­ja në Sarandë/ Zbard­hen dësh­mitë e të arrestu­arve: kon­flik­ti për para që për­fun­doi në trag­je­di me armë

Zbard­hen deta­je të reja nga dos­ja het­i­more e ngjar­jes së rëndë të ndod­hur më 7 maj në Sarandë, ku një kon­flikt i nisur për çësht­je finan­cia­re për­fun­doi me për­dorim armësh dhe vras­jen e 66-vjeçar­it Rex­hep Ismaili, pronar i një kar­bu­ran­ti dhe fig­urë e njo­hur lokale.

Sipas dësh­mive të të arrestu­arve, kon­flik­ti fillestar ka lin­dur mes Kostandin Voglit dhe tezes së tij, e cila punonte në një restorant në zonën e Krorëz­it dhe ishte e përf­shirë në mos­mar­rëvesh­je për page­sa të papaguara pas për­fundim­it të sezonit.

I arrestu­ari Vik­tor Ruçi ka deklaru­ar se gjithç­ka ka nisur nga një debat famil­jar për para, i cili më pas është për­shkallëzuar në ten­sion mes palëve. Ai ka treguar se taki­mi me Voglin ka qenë i rastë­sishëm dhe se sit­u­a­ta është agravuar shpe­jt, duke çuar në për­plas­je ver­bale dhe më pas fizike.

Nga ana tjetër, Kostandin Vogli ka pran­uar se para për­plas­jes së rëndë ka pasur lëviz­je të orga­nizuara nga grupi i tij, duke përf­shirë edhe mar­rjen e shkopin­jve. Ai ka treguar se ka shkuar në vend­ng­jar­je së bashku me per­sona të tjerë dhe se kon­flik­ti ka nisur me godit­je fizike.

Sipas dësh­misë së tij, sit­u­a­ta ka dalë jashtë kon­trol­lit kur është dëgjuar par­ala­jmëri­mi për pran­inë e një arme zjar­ri, çka ka shkak­tu­ar panik mes të pran­ish­mëve.

Vik­tor Ruçi ka deklaru­ar gjithash­tu se në momentet e ngjar­jes ka parë një per­son të armato­sur që i drej­tonte pis­to­letën, duke e detyru­ar të stre­ho­hej në ambi­en­tet e brend­shme të lokalit. Ai ka shtu­ar se më pas ka mësuar për vras­jen e Rex­hep Ismailit.

Ngjar­ja ka mar­rë për­masa tragjike kur 66-vjeçari ka dalë i armato­sur me kallash­nikov, ndër­sa në shkëm­bimin e zjar­rit është qël­lu­ar Kostandin Vogli. Hetimet vijo­jnë për të zbard­hur rolin e secilit prej të përf­shirëve dhe dinamikën e plotë të kon­flik­tit që tron­di­ti Sarandën.