CIA në “luftë të fshehtë” me kartelet, raporti trondit SHBA-Meksikë

CIA në “luftë të fshe­htë” me kartelet e drogës në Mek­sikë? Rapor­ti ngre alarmin për opera­cione sekrete

Një raport inves­tiga­tiv i pub­likuar nga CNN ka ngrit­ur shqetësime të for­ta mbi një opera­cion të dyshuar sekret të shër­bim­it amerikan të intelig­jencës CIA kundër karteleve të drogës në Mek­sikë, duke përf­shirë edhe pre­tendime për ndërhyr­je të drejt­për­drej­ta në opera­cione vdek­jeprurëse.

Sipas rapor­tim­it, një episod i 28 mar­sit në per­iferi të Mek­siko Sitit përf­shiu shpërthimin e një autom­jeti ku ndod­hej Fran­cis­co Bel­trán, i njo­hur si “El Payin”, i dyshuar si pjesë­tar i nivelit të mesëm të Kartelit Sinaloa. Ai dhe shoferi i tij hum­bën jetën në vend­ng­jar­je. Burime të citu­ara nga media amerikane pre­tendo­jnë se sul­mi mund të ketë qenë pjesë e një aten­tati të orga­nizuar me mbështet­je oper­a­tive amerikane, megjithëse këto akuza nuk janë kon­fir­muar zyr­tar­isht.

Sipas të njëj­tave burime, opera­cioni do të ishte pjesë e një fushate më të gjerë të CIA‑s, e përqen­dru­ar në godit­jen e rrjeteve krim­i­nale të trafikut të drogës në Mek­sikë, përmes një njësie elitare të njo­hur si “Ground Branch”. Rapor­ti pre­tendon se aktivitetet janë inten­si­fikuar pas rik­thim­it të Don­ald Trump në Shtëpinë e Bard­hë dhe pas klasi­fikim­it të disa karteleve si orga­ni­za­ta ter­ror­iste të hua­ja.

Megjithatë, CIA i ka mohuar kat­e­gorik­isht këto akuza, duke i cilë­suar rapor­timet si të pavërte­ta dhe të papërgjegjshme. Po ash­tu, autoritetet mek­sikane nuk kanë dhënë ende një ver­sion zyr­tar për ngjar­jen konkrete të rapor­tu­ar.

Çësht­ja ka shkak­tu­ar reag­ime të for­ta poli­tike në Mek­sikë. Pres­i­den­t­ja Clau­dia Shein­baum ka deklaru­ar se nuk do të tolero­jë pran­inë apo veprim­tar­inë e agjen­tëve të huaj në ter­ri­torin mek­sikan pa mira­tim të qev­erisë fed­erale, duke nën­vizuar se sovran­iteti i ven­dit nuk mund të ceno­het.

Sipas rapor­tit, SHBA ka shtu­ar pre­sion­in mbi Mek­sikën për të luftu­ar kartelet e fuqishme të drogës, ndër­sa ekzis­to­jnë dyshime se disa struk­tu­ra shtetërore lokale mund të jenë të infil­tru­ar nga kri­mi i orga­nizuar.

Në këtë kon­tekst, sit­u­a­ta mbetet e ten­sionuar dhe po ndiqet nga afër nga autoritetet ndërkom­bëtare, pasi çdo për­shkallëz­im mund të ndiko­jë seri­ozisht mar­rëd­hëni­et mes Uash­ing­tonit dhe Mek­sikës, si dhe sta­bilitetin e rajonit.