Maduro style”/ Marco Rubio çmend rrjetin me veshjen virale në Air Force One

“Maduro style”/ Mar­co Rubio çmend rrjetin me vesh­jen virale në Air Force One

Sekre­tari i Shtetit i SHBA-së, Mar­co Rubio, është bërë viral në rrjetet sociale pasi u shfaq në bor­din e avion­it pres­i­den­cial Air Force One gjatë rrugës për në Kinë, i veshur me një kos­tum sportiv Nike Tech gri, iden­tik me atë që kishte veshur ish-pres­i­den­ti venezuelian Nicolás Maduro gjatë momen­tit të arres­tim­it të tij më herët këtë vit.

Fotografia u pub­likua nga Drej­tori i Komu­nikim­it të Shtëpisë së Bard­hë, Steve Che­ung, dhe u shpërn­da men­jëherë në plat­for­mën X, duke u bërë trend glob­al. Në pos­tim shkruhej: “Sekre­tari Rubio me Nike Tech ‘Venezuela’ në Air Force One!”, duke ndezur një valë reag­imesh dhe memesh në rrjet.

Pam­ja e Rubios, i mbështe­tur pranë derës së avion­it pres­i­den­cial, u inter­pre­t­ua nga mbështetës repub­likanë si një “sha­ka poli­tike” dhe ref­er­encë sim­bo­like ndaj opera­cionit që çoi në kap­jen e Maduros. Sipas reag­imeve në rrjet, imazhi u cilë­sua si një moment “viral diplo­matik”, ndër­sa shumë për­dorues e kra­ha­suan me ske­na nga fil­mat poli­tikë.

Ngjar­ja ndodh në një moment kur del­e­ga­cioni amerikan, i udhëhe­qur nga Don­ald Trump, ndod­het në një viz­itë të rëndë­sishme në Kinë, ku pritet të disku­to­hen ten­sionet glob­ale dhe çësht­je të sig­urisë ndërkom­bëtare.

Fotografia ka nxi­tur disku­time të gjera në rrjet, mes atyre që e shohin si humor poli­tik dhe të tjerëve që e kon­sidero­jnë një mesazh të qël­limshëm diplo­matik në një kohë ten­sionesh ndërkom­bëtare.