Dyshime për shpërdorim detyre, AMP referon në Prokurori dy policë në Tiranë

Dyshime për shpër­dorim detyre, AMP çon në Prokurori dy policë në Tiranë

Agjen­cia e Mbikëqyr­jes Policore (Rajoni Tiranë) ka refer­u­ar në Prokuror­inë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Tiranë mate­ri­alet pro­ce­du­rale ndaj dy punon­jësve të Poli­cisë së Shtetit, të dyshuar për veprën penale “Shpër­dorim i detyrës”.

Het­i­mi ka nisur pas mon­i­torim­it të medi­ave elek­tron­ike, ku janë rapor­tu­ar dyshime se në një objekt shumëkatësh në ndër­tim në rrugën “Llukë Kacaj”, Njësia Admin­is­tra­tive nr. 4 në Tiranë, janë ndër­tu­ar dy kate ban­i­mi më shumë se sa parashiko­hej në lejen e ndër­tim­it të lëshuar nga Bashkia Tiranë.

Pas ver­i­fikimeve të kry­era nga struk­tu­rat e Poli­cisë së Shtetit, është kon­stat­u­ar se objek­ti dyshohet të jetë ndër­tu­ar në tejkalim të lejes së ndër­tim­it, mbi pra­gun ligjor prej 10% të lejuar për masën e kon­fiskim­it për interes pub­lik, refer­u­ar Aktit Nor­ma­tiv Nr. 8, datë 01.10.2025.

AMP ka admin­istru­ar doku­menta­cionin përkatës dhe ka mar­rë deklarime nga struk­tu­rat policore të përf­shi­ra në rast, duke arrit­ur në për­fundimin e referim­it të çësht­jes për het­im të mëte­jshëm.

Dy punon­jësit e poli­cisë të përf­shirë në pro­ced­im janë:

K. M., me detyrë Ndih­mës Spe­cial­ist për Het­imin e Krim­it pranë Komis­ari­atit të Poli­cisë Nr. 4 në Tiranë

S. K., me detyrë Spe­cial­ist për Het­imin e Krim­it pranë Komis­ari­atit të Poli­cisë Nr. 4 në Tiranë


Hetimet vijo­jnë për doku­men­timin e plotë të rrethanave të ngjar­jes dhe për­cak­timin e përgjegjë­sive ligjore.