
Këngëtarja Soni Malaj ka zbuluar në emisionin “Ferma VIP” detaje nga marrëdhënia e saj e dikurshme me artistin Flori Mumajesin, duke treguar për herë të parë publikisht se kanë qenë në një lidhje që ka zgjatur rreth dy vite e gjysmë.
Gjatë bisedës në fermë, Soni u pyet nga Moza Ahmeti për një këngë të Florit që po luhej në sfond. Ajo u përgjigj menjëherë se ishte kënga e tij, duke shtuar me humor: “Mos ma shaj Florin!”
Më tej, këngëtarja pranoi hapur se mes tyre ka pasur një histori dashurie të njohur dhe zyrtare. “Është ishi im. Dy vite e gjysmë bashkë. Kemi qenë zyrtarisht,” tha ajo gjatë bisedës.
Diskutimi vijoi në një ton më të lehtë, ku Moza Ahmeti bëri edhe batuta për artistin dhe kujtime nga takimet e mëparshme me të. Soni, nga ana e saj, e mbylli temën duke thënë se secili është në jetën e vet dhe nuk ka më kthim pas.
Në fund të bisedës, ajo bëri edhe një thirrje spontane për Florin Mumajesin, duke i kërkuar me humor që t’i dërgonte një dron në fermë, duke shkaktuar të qeshura mes fermerëve.