“Na kalbet malli”, fermerët e Divjakës alarm për çmimet e patates dhe qepës

“Na kalbet malli”, fer­merët e Div­jakës nxjer­rin në treg patat­en dhe qepën e her­shme

Fer­merët e zonës bregdetare të Div­jakës kanë nisur këto ditë vjel­jen dhe treg­timin e patates dhe qepës së her­shme, por thonë se çmimet aktuale nuk mbu­lo­jnë kos­tot e prod­him­it. Aktu­al­isht, qepa po shitet nga 35 deri në 50 lekë për kilo­gram, ndër­sa patat­ja nga 40 deri në 50 lekë, në varësi të cilë­sisë.

Sipas fer­merëve, moti i paqën­drueshëm ka ndikuar ndjeshëm në rendi­mentin e këtij viti, ndër­sa konkur­ren­ca nga importet po ua vështirë­son edhe më shumë shit­jen e prod­him­it ven­das.

“Nuk na leverdis me çmim 50 lekë për kilo­gram. Tregu i brend­shëm ka prob­leme”, shpre­het fer­meri Asbi Shuli nga fshati Mizë.

Edhe fer­mer­ja Sher­ife Shuli thotë se prod­hi­mi këtë vit ka qenë shumë më i ulët. “Prod­hi­mi është gjys­më për gjys­më. Faji është i plehrave dhe farërave të skad­uara. Na konkur­ron dhe malli që vjen nga jashtë me çmim më të lirë. Ne nuk mar­rim as sub­ven­cione”, deklaron ajo.

Të njëjtin shqetësim kanë edhe kul­tivue­sit e patates, të cilët për­ballen me stokun e pashitur të prod­him­it të vjetër, ndërko­hë që ka dalë në treg edhe prod­hi­mi i ri.

“Këtu ka fer­merë që kanë ende qin­dra kuin­talë patate të pashitu­ra nga vjesh­ta. Ndërko­hë po hyn mall nga jashtë me çmime më të ulë­ta”, thotë fer­meri Xhevdet Taragji­ni nga fshati Zhar­rnec.

Sipas tyre, shu­mi­ca e prod­him­it bli­het nga treg­tarë që shko­jnë direkt në parcela, por pa lëshuar fatu­ra tati­more, çka u pamundë­son fer­merëve për­fitimin e sub­ven­cion­eve.

“Vijnë treg­tarët dhe e mar­rin mallin me mak­i­nat e tyre, por nuk na japin fatu­ra. Jemi të detyuar ta shes­im se na kalbet malli”, shpre­hen fer­merët.

Zona përg­jatë lagunës së Div­jakës, në fsha­trat Mizë, Xeng dhe Zhar­rnec, nji­het për prod­himin e her­shëm të patates dhe qepës, duke furnizuar jo vetëm tre­gun ven­das, por edhe treg­jet e rajonit.