Ti me mua s’ke histori…”/ Plas sherri në “Ferma VIP”, Zhaku përplaset me Mozën

“Ti me mua s’ke histori…”/ Kriset miqësia në “Fer­ma VIP”, Zhaku shpërthen ndaj Mozës

Ten­sionet në spek­tak­lin “Fer­ma VIP 3” janë për­shkallëzuar ndjeshëm pas hyr­jes së Ini­da Gja­ta, e njo­hur si Zhaku, dhe Kostana Moravës, duke sjel­lë për­plas­je të for­ta dhe ndryshim të dinamikës mes konkur­ren­tëve.

Që në hyr­je, Zhaku deklaroi se kishte hyrë në lojë për të mbështe­tur mikeshën e saj, Mozën, me të cilën kishte një mar­rëd­hënie të gjatë shoqërore. Ajo u shpreh: “Po hyj në Fer­ma VIP 3 të shpë­toj Mozën. Vetëm Moza është loja, të tjerët janë skan­dal.”

Por mar­rëd­hë­nia mes tyre duket se ka mar­rë kthesë të paprit­ur, duke u shoqëru­ar me debate dhe akuza të ndërsjel­la bren­da shtëpisë. Gjatë Prime-it të fun­dit, ten­sionet u bënë të duk­shme edhe para pub­likut, ndër­sa për­plas­jet vijuan edhe pas spek­tak­lit.

Debati mes tyre u ash­për­sua, ku Moza hod­hi dyshime mbi mar­rëd­hëni­et e Zhakut me ish-bashkëshort­in e saj, duke thënë se nuk ekzis­ton his­tori per­son­ale mes tyre, por vetëm bashkëpunime artis­tike.

Zhaku reagoi ash­për, duke deklaru­ar: “Ti me mua s’ke his­tori, mund të kesh me ish-bur­rin tim”, ndër­sa aku­zoi Mozën për mungesë respek­ti dhe sjell­je manip­u­luese. Ajo e cilë­soi gjithash­tu si “servile” dhe “e pafy­tyrë”.

Nga ana tjetër, Moza ka këm­bën­gu­lur se çdo raport mes tyre është vetëm pro­fe­sion­al dhe se do t’i japë gjith­monë “hakun” çdo njeriu në mënyrë të drejtë.

Sit­u­a­ta mes dy mike­shave, që dikur dukeshin të afër­ta, tash­më ka hyrë në një fazë të hapur për­plas­je­je, duke u kthy­er në një nga momentet më të komen­tu­ara të sezonit në “Fer­ma VIP 3”.