Apeli i GJKKO-së rikthen në burg Lefter Kokën, ish-ministrit i mbeten edhe 6 muaj qeli për inceneratorin e Tiranës

I rik­the­het qelia Left­er Kokës, Apeli i GJKKO-së ven­dos: Ish-min­istri duhet të vua­jë edhe 6 muaj burg për incener­a­torin e Tiranës

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar ka ven­do­sur këtë të enjte rik­thimin në qeli të Left­er Koka, në lid­hje me çësht­jen e incener­a­torit të Tiranës.

Në prill të këtij viti, GJKKO dha vendimin për afer­ën e incener­a­torit të Tiranës, duke dënuar me total 15.6 vite burg 7 të pan­de­hu­rit, nga 26 vite burg që kishte kërkuar SPAK.

Koka u dënua me 3 vite burg, por për­fi­toi ulje dën­i­mi nga gjyki­mi i shkur­tu­ar, duke e çuar masën në 2 vite burg. Në atë kohë u kon­siderua se dën­i­mi ishte shly­er përmes peri­ud­hës së paraburgim­it.

Megjithatë, Apeli i GJKKO-së ka bërë një për­l­log­a­r­it­je të re të kohës së vua­jt­jes së dënim­it, duke arrit­ur në për­fundimin se ish-min­istrit i kanë mbe­tur ende edhe 6 muaj burg për të kry­er. Për këtë arsye është urd­hëru­ar rik­thi­mi i tij në qeli.

Kuj­to­jmë se më 11 dhje­tor 2025, GJKKO hoqi masën “arrest me burg” për çësht­jen e incener­a­torit të Fier­it, pasi afatet e paraburgim­it kishin për­fun­d­uar dhe dos­ja ishte kthy­er për rigjykim.

SPAK aku­zon Kokën për shpër­dorim detyre, kor­rup­sion dhe pastrim parash në lid­hje me afer­at e incener­a­torëve. Sipas het­imeve, për incener­a­torin e Fier­it janë paguar rreth 4 mil­ionë euro për punë të pakry­era, ndër­sa dëmi ekonomik ndaj shtetit llog­a­ritet në mil­iona lekë.

Në kor­rik 2025, Koka kishte fitu­ar lir­im­in me kusht për çësht­jen e incener­a­torit të Elbasan­it, ku ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkur­tu­ar.