Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley lënë Hollywood-in: ndërtojnë vilë luksoze në New Forest për një jetë të qetë në Britani

Jason Statham dhe Rosie Hunt­ing­ton-White­ley largo­hen nga Hollywood‑i: ndër­to­jnë vilë luk­soze në New For­est

Aktori i njo­hur i fil­mave aksion, Jason Statham, së bashku me të fejuarën e tij, super­mod­e­len Rosie Hunt­ing­ton-White­ley, po për­gatiten të lënë Shtetet e Bashkuara dhe të nisin një jetë të re në Bri­tani, në jug të Anglisë.

Çifti po ndër­ton një rezi­dencë luk­soze buzë detit në një tru­all prej rreth 20 hek­tarësh në zonën e New For­est, mes Lyming­ton dhe lumit Beaulieu. Vila pritet të ofro­jë pam­je spek­tako­lare mbi Solent dhe ishullin Isle of Wight.

Sipas rapor­timeve, Statham ka inves­tu­ar rreth 20 mil­ionë paund për tokën, ndër­sa ndër­ti­mi i shtëpisë pritet të kush­to­jë rreth 5 mil­ionë paund. Pro­jek­ti është diza­jnuar nga arkitek­ti Ben Pen­treath dhe po real­i­zo­het në stil min­i­mal­ist mod­ern, sipas shi­jeve të aktorit.

Rezi­den­ca do të përf­shi­jë një palestër të mad­he, një shtëpi në pemë dhe një plazh pri­vat që shtri­het rreth 1,200 këm­bë.

Në zonë jeto­jnë edhe figu­ra të njo­hu­ra si këngë­tari i Dire Straits, Mark Knopfler, dhe biz­nes­meni mil­iarder Sir Jim Rat­cliffe, duke e kthy­er këtë zonë në një nga më ekskluzivet në Bri­tani.

Rosie Hunt­ing­ton-White­ley, e rrit­ur në Devon, ka shpre­hur prej kohësh dëshirën për një jetë më të qetë dhe larg Hol­ly­wood-it. Ajo ka deklaru­ar se dësh­i­ron një jetë rurale, larg rit­mit të shpe­jtë të Los Ange­les-it.

Çifti, i cili është bashkë që nga viti 2010, së fund­mi ka shi­tur vilën e tyre në Mal­ibu dhe po kalon gjith­n­jë e më shumë kohë në Bri­tani, duke përf­shirë edhe një shtëpi në Londër.

Rosie ka thënë se ëndër­ron një jetë më të thjeshtë, të rrethuar nga natyra dhe famil­ja, larg pre­sion­it të indus­trisë së Hol­ly­wood-it.