Opozita kërkon praninë e Edi Ramës në Kuvend, kryeministri ndodhet në Gjermani për Karlspreis

Opozi­ta e kërkon me ngulm në sal­lën e Kuven­dit që të japë llog­a­ri, por ja ku ndod­het këtë të enjte kryem­i­nistri Edi Rama

Opozi­ta ka kërkuar këtë të enjte pran­inë e kryem­i­nistrit Edi Rama në sal­lën e Kuven­dit, duke insis­tu­ar që kreu i qev­erisë të për­bal­let per­son­al­isht me kërke­sat për inter­pelancë dhe të mos dele­go­jë min­is­trat në vend të tij.

Deputetët e Par­tisë Demokratike, por edhe për­faqë­sues të partive më të vogla opoz­itare, ngritën shqetësimin për mungesën e Ramës në seancën plenare, duke kërkuar llog­a­rid­hënie direk­te për çësht­je që lid­hen me qev­eris­jen dhe pro­cesin e inte­grim­it europi­an të ven­dit.

“Munge­sa e tij në Par­la­ment nuk tre­gon for­cën, por dobës­inë e tij. Ai duhet të vijë këtu dhe të japë llog­a­ri dhe t’u përgjig­jet të gjitha kërke­save për inter­pelancë”, tha Erald Kapri, deputeti i par­tisë “Mundësia”.

Ndërko­hë, deputet­ja demokrate Joze­fi­na Topal­li thek­soi se kreu i qev­erisë duhet të respek­to­jë Kuvendin dhe të jetë i pran­ishëm në sean­ca, ash­tu sikurse paraard­hësit e tij.

“Kryem­i­nistri nuk është një influ­encer. Të gjithë kryem­i­nis­trat e mëparshëm kanë qenë në Kuvend. Pse nuk vjen kryem­i­nistri kur ka një mocion? Një inter­pelancë? Pse nuk vjen kur ka një disku­tim? Kërko­jmë përgjig­je zoti kryetar”, tha ajo.

Nga ana tjetër, munge­sa e Edi Ramës në Par­la­ment lid­het me axhendën e tij jashtë ven­dit. Kryem­i­nistri ndod­het në Gjer­mani, ku ka udhë­tu­ar pas­diten e së mërkurës për të mar­rë pjesë në cer­e­mon­inë e ndar­jes së çmim­it pres­tigjioz “The Charle­magne Prize” (Karl­spreis), që zhvil­lo­het në qytetin e Aachen­it.

Çmi­mi i Kar­lit të Madh jepet çdo vit që prej vitit 1950 për per­son­alitete që kanë dhënë kon­tribut të shquar në shër­bim të bashkim­it europi­an. Për vitin 2026, ky vlerësim i është ako­r­d­uar ish-pres­i­den­tit të Bankës Qen­drore Europi­ane dhe ish-kryem­i­nistrit ital­ian Mario Draghi, për rolin e tij në rua­jt­jen e sta­bilitetit të Union­it Mon­e­tar Europi­an.