
Një tjetër romancë duket se është konfirmuar në botën e showbizit shqiptar.
Dy ish-banorët e formatit “Big Brother VIP Kosova”, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta, kanë nisur një lidhje dashurie që tashmë është bërë publike.
Sipas pamjeve të publikuara nga emisioni “Prive”, dyshja shfaqet shumë e afërt në një klub nate në kryeqytet, ku shkëmbejnë puthje, duke mos u fshehur më nga sytë e publikut dhe mediave.

Kjo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tyre në rrjete sociale, të cilët kanë reaguar për çiftin e ri të krijuar pas daljes nga formati televiziv.
Megjithatë, deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga vetë personazhet, por pamjet duket se kanë konfirmuar romancën e tyre.