Tritoli në lokalin e Noizy‑t/ Artan Tafani zbulon detaje të reja: Laerti kishte paruke bjonde dhe maskë plastike

Tri­toli në lokalin e Noizy‑t/ Artan Tafani zbu­lon deta­je të reja: Laer­ti kishte paruke bjonde dhe maskë plas­tike

I pen­d­uari i drejtë­sisë, Artan Tafani, ka vijuar dësh­minë në Gjyka­ta e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar, duke rrë­fy­er deta­je të reja lid­hur me aten­tatin me tri­tol ndaj lokalit të reper­it Noizy.

Sipas Tafan­it, pas ngjar­jes grupi ishte zhven­do­sur në Ksamil, ku Laert Hax­hiu kishte pohuar se ishte ai që kishte ven­do­sur tri­tolin. Ai deklaroi gjithash­tu se Hax­hiu kishte kon­tak­te me Suel Çelën dhe pre­tendonte se kishte mbështet­je nga drejtues të poli­cisë në Elbasan për të mbyl­lur çësht­je krim­i­nale.

Në dësh­minë e tij, Tafani tre­goi se grupi kishte sig­u­ru­ar armë, maskime dhe vesh­je për të kry­er lëviz­jet pa u iden­ti­fikuar. Sipas tij, Laert Hax­hiu për­dorte maskë plas­tike dhe paruke bjonde, ndër­sa vetë Tafani ishte veshur si grua me fus­tan të zi, xhaketë dhe këmishë ngjyrë mishi për të mos rënë në sy.

Ai rrëfeu se automatikun e mbante të fshe­hur poshtë xhaketës dhe se gjatë momen­tit kur iu afrua objek­tiv­it, Rex­hep Gina ndod­hej vetëm pranë lokalit.

“Duke­sha si i çmen­dur, isha lyer si klloun”, deklaroi Tafani para trupës gjykuese, duke për­shkru­ar momentet para për­plas­jes.