Është vrarë dhe zhdukur kufoma. Ja kam thënë edhe familjes”, gazetari: Ata që e zhdukën, janë struktura kriminale më e madhe në vend! Koordinator kanë pasur Ergys Agasin

Gaze­tari Artan Hox­ha ndër foli për fatin e Ervis Mar­ti­naj në një inter­vistë në emi­sion­in “Kjo Javë” në News24, tha se është vrarë dhe është zhdukur kufo­ma.

Ai thek­soi se ata që e kanë zhdukur janë struk­tu­ra më e mad­he krim­i­nale në vend­Nuk mer­rem me spekulime. Unë do them atë që kam thënë gjith­monë ky njeri është vrarë dhe është zhdukur kufo­ma. Ia kam thënë edhe famil­jes së vet, është një gjë që e kam disku­tu­ar edhe me babain e Ervis Mar­ti­naj në shtëpi të vet. Famil­ja e Ervis Mar­ti­naj janë intelek­tu­alë. Nuk mund ta kalosh kaq kol­laj.

Denonci­mi që bëri xhax­hai i Ervis Mar­ti­naj në policinë gjyqë­sore, doli në media. Si të kishin bes­im ato dhe poli­cia mbase e bëri edhe për të spos­tu­ar vëmend­je. Ata që kanë zhdukur Ervis Mar­tianj sot janë struk­tu­ra më e mad­he krim­i­nale në vend.

Kanë pasur koor­di­na­tor Ergys Agasin, janë ata që e mba­jnë sot Ergys Agasin, Vijnë infor­ma­cione këtu është ai herë e shohin në Tiranë herë në Dur­rës. Zyr­tar­isht kemi dy het­ime një het­im e kërkon për vras­je një të shpal­lur në kërkim. Het­imin krye­sor për vras­je nuk e merr SPAK. A u arrestua punon­jësi i poli­cisë? Të gjithë ata që flasim sot kanë qenë në burg, se kush i ka liru­ar t’i gje­jnë.

Kryem­i­nistri mashtroi sepse prem­tu­an që do të gjenin autorët e vras­jes së Ervis Mar­ti­naj. Çfarë ver­sioni zyr­tar ke si poli­ci e Shtetit? Përse duhet të futej kryem­i­nistri në këtë his­tori? Het­imin e drej­ton prokurori, jo poli­ci. Famil­ja në kohën që kam qenë atje, sapo ishte arrestu­ar Jeton Lami, njeriu besnik i Ervis Merti­naj dhe njeriu i fun­dit që ka pasur kon­takt me të.

Ebook YouTube Faceless

🔥 Mëso si të fitosh para me YouTube pa u shfaqur!

📖 Shkarko Ebook

Ky njeriu u dorëzua te drej­tori i përgjithshëm dhe çfarë foli me të nuk e dimë. Dhe drej­tori i përgjithshëm mori paso­ja, u shkarkua. Dhe babai i Ervis Mar­ti­naj ka thënë  ne pres­im që ky per­sona të na thotë diç­ka. Të gjitha vras­jet janë zinx­hir”, tha ai.