Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Familja tha se personi i fundit që e takoi dinte se…

Gaze­tari Artan Hox­ha ka bërë deklara­ta të for­ta lid­hur me fatin e Ervis Mar­ti­na­jt, duke thënë se ai nuk është më gjal­lë dhe se per­son­at që qën­dro­jnë pas ngjar­jes kanë zhdukur trupin për të fshe­hur gjur­mët.

I ftu­ar në emi­sion­in “Kjo Javë” në News24, Hox­ha deklaroi se per­soni i fun­dit që ka takuar Mar­ti­na­jn ka qenë Jeton Lami.Njeriu i fun­dit që ka takuar Ervis Mar­ti­na­jn është Jeton Lami.

Ky njeri, kur u dorëzua, shkoi te drej­tori i përgjithshëm dhe foli me të, por ne nuk e dimë çfarë është thënë”, deklaroi gazetari.Sipas Hox­hës, ish-drej­tori i Poli­cisë së Shtetit Gledis Nano pësoi paso­ja për këtë çësht­je, duke u shkarkuar nga detyra.

Gledis Nano nuk tha ndon­jëherë çfarë foli me Jeton Lamin. Babai i Ervis Mar­ti­na­jt priste që ky njeri të thoshte diç­ka. Gjithç­ka aty është zinx­hir”, u shpreh ai.Gazetari u tregua ironik ndaj pre­tendimeve se Mar­ti­naj mund të jetë ende gjal­lë.

Nëse një ditë Kim Kar­dashi­an do të drej­to­jë emi­sion gati­mi, aq mundësi ka Ervis Mar­ti­naj të jetë gjal­lë. Është qesharake”, deklaroi Hox­ha.

Sipas tij, per­son­at që qën­dro­jnë pas zhduk­jes së Mar­ti­na­jt kanë elimin­uar edhe trupin për të mos lënë prova.Ata që bënë këtë gjë, ndaj zhdukën kufomën”, tha gaze­tari në inter­vistë.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading