Lista e “Sunday Times”/ Beckham futen në klubin e miliarderëve, kush janë 10 më të pasurit në Britani për 2026

The Sun­day Times ka pub­likuar listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar për vitin 2026, ku për herë të parë në klu­bin e mil­iarderëve janë futur edhe David Beck­ham dhe Vic­to­ria Beck­ham.

Sipas ren­dit­jes, 350 per­son­at dhe famil­jet më të pasura në Bri­tani zotëro­jnë së bashku 784 mil­iardë paund pasuri, me një rrit­je prej 1.4% kra­ha­suar me vitin e kalu­ar. Num­ri i mil­iarderëve ka arrit­ur në 157, megjithëse mbetet nën nivelin reko­rd të katër viteve më parë.

Pasuria e famil­jes Beck­ham vlerë­so­het në 1.18 mil­iardë paund. David Beck­ham kon­sidero­het sportisti i parë bri­tanik që arrin sta­tusin e mil­iarder­it, falë inves­timeve te Inter Mia­mi CF, kon­tratave të rekla­mave dhe inves­timeve në pasuri të palu­a­jt­shme. Ndërko­hë, mar­ka e mod­ës e Vic­to­ria Beck­ham ka njo­hur rrit­je të ndjeshme në vlerë.

Në listën e këtij viti spikat edhe Christo­pher Har­borne, i cili ren­ditet i gjashti me një pasuri prej 18.1 mil­iardë paun­dësh. Ai është njo­hur edhe si dona­tor i madh i Reform UK dhe aleat i Nigel Farage.

Ndërko­hë, në listën e të rin­jve nën 40 vjeç kanë debu­tu­ar Tyson Fury, stilist­ja Jade Hol­land Coop­er dhe Daniel Knight, kri­jue­si i vide­olo­jës Phas­mo­pho­bia.

Në sek­torin e teknologjisë, themelue­sit e plat­for­mës së intelig­jencës arti­fi­ciale Eleven­Labs, Piotr Dabkows­ki dhe Mati Staniszews­ki, janë futur gjithash­tu në klu­bin e mil­iarderëve, pasi kom­pa­nia u vlerë­sua me 8.1 mil­iardë paund.

Lista është ndikuar edhe nga largi­mi i shumë per­son­ave të pasur nga Bri­ta­nia për shkak të ndryshimeve fiskale të qev­erisë së Rachel Reeves. Sipas rapor­tit, rreth një e tre­ta e per­son­ave në ren­dit­je nuk jeto­jnë më në ter­ri­torin bri­tanik.

10 per­son­at dhe famil­jet më të pasura në Bri­tani për vitin 2026 sipas “Sun­day Times Rich List”:

1. San­jay dhe Dheer­aj Hin­du­ja dhe famil­ja – 38 mil­iardë paund


2. David dhe Simon Reuben dhe famil­ja – 27.9 mil­iardë paund


3. Leonard Blavat­nik – 26.8 mil­iardë paund


4. Idan Ofer – 24.4 mil­iardë paund


5. Guy, George, Alan­nah dhe Galen West­on dhe famil­ja – 18.9 mil­iardë paund


6. Christo­pher Har­borne – 18.1 mil­iardë paund


7. Nik Storon­sky – 16.4 mil­iardë paund


8. Alex Gerko – 16 mil­iardë paund


9. Jim Rat­cliffe – 15.1 mil­iardë paund


10. Igor dhe Dmit­ry Bukhman – 14.2 mil­iardë paund