Trafikuan heroinë drejt Danimarkës 7 herë, zbërthehet grupi kriminal! Drogën e përzienin me paracetamol dhe kafeinë për fitime më të mëdha

Një opera­cion i për­bashkët mes SPAK, Byro­ja Kom­bëtare e Hetim­it dhe autoriteteve daneze ka godi­tur një grup të struk­tu­ru­ar krim­i­nal të dyshuar për trafik hero­ine drejt Dan­i­mar­ka, me aktivitet të doku­men­tu­ar në të pak­tën shtatë episode.

Sipas het­imeve, më 14 maj u arrestua Marsel Licaj, ndër­sa ndaj Ermal Licaj u ven­dos masa “detyrim paraqit­je­je” dhe “ndal­im i dal­jes jashtë shtetit”.

Dy të dyshuar­it aku­zo­hen për “prod­him dhe shit­je të narkotikëve”, kry­er në kuadër të grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal, si dhe për pjesë­mar­rje në orga­ni­za­të krim­i­nale.

Het­i­mi ndërkom­bë­tar nisi pas pro­cedim­it të autoriteteve daneze në vitin 2023, në kuadër të opera­cionit të kod­uar Opera­cioni Bac­chus.

Sipas dos­jes het­i­more, rrjeti krim­i­nal me shte­tas shqip­tarë dhe të huaj dyshohet se trafikonte hero­inë nga Sue­dia drejt Dan­i­markës gjatë peri­ud­hës tetor 2023 – janar 2024.

Nga hetimet rezul­ton se lën­da narkotike përz­i­hej me sub­stan­ca si parac­eta­mol dhe kafeinë, për të rrit­ur sas­inë dhe fitimet për­para shpërn­dar­jes në treg.

Autoritetet po vijo­jnë hetimet për iden­ti­fikimin e per­son­ave të tjerë të përf­shirë në aktivitetin krim­i­nal ndërkom­bë­tar.

Ebook YouTube Faceless

🔥 Mëso si të fitosh para me YouTube pa u shfaqur!

📖 Shkarko Ebook