Nga “Kapedani”, te “Dimri i fundit” e “Tomka me shokët e tij”, shuhet piktori i filmave, i kushtoi mbi 50 vite të jetës së tij artit shqiptar

Një lajm i trishtë ka ard­hur këtë të premte. Pik­tori i njo­hur shqip­tar, Shyqyri Sako, një prej emrave më të rëndë­sishëm të skenografisë dhe pik­turës së filmit në vend, i cili për më shumë se pesë deka­da i dha artit shqip­tar një kon­tribut të vyer dhe të pazëvendë­sueshëm, ka ndër­ru­ar jetë.

I njo­hur ndryshe si “pik­tori i fil­mave”, Shyqyri Sako ishte një nga artistët që hod­hi themelet e estetikës dhe fizionomisë së deko­rit në kine­matografinë shqiptare. Me një kar­ri­erë mbi 50-vjeçare, ai mbetet një fig­urë e spikatur e Kinos­tu­dios “Shqipëria e Re”, ku punoi nga viti 1962 deri në dal­jen në pen­sion në vitin 1997.Shyqyri Sako lin­di në vitin 1937 në Kolon­jë. Hap­at e parë në artin e viza­tim­it i mori në Korçë, pranë emrave të njo­hur të pik­turës shqiptare si Guri Mad­hi dhe Vangjush Mio. Më pas kreu studimet në Lice­un Artis­tik “Jor­dan Mis­ja”, ndër­sa në vitin 1958 nisi studimet e lar­ta në Insti­tutin e Kine­matografisë “VGIK” në Moskë. Pas ndër­pre­rjes së mar­rëd­hënieve shqip­taro-sov­jetike, ai u rik­thye në Tiranë, ku për­fun­doi studimet në Insti­tutin e Lartë të Arteve si pik­tor fil­mi.

Kar­ri­era e tij artis­tike nisi në vitin 1963 me filmin “Detyrë e posaçme”, për të vijuar më pas me dhjetëra pro­duk­sione të rëndë­sishme të kine­masë shqiptare. Ai real­i­zoi skenografi, kos­tume dhe afishe fil­mash që sot kon­sidero­hen pjesë e trashëgimisë artis­tike dhe kul­tur­ore shqiptare.Ndër fil­mat ku Shyqyri Sako dha kon­tributin e tij si pik­tor dhe skenograf ren­diten: “Njësi­ti Gueril”, “Kapedani”, “Rrugë të bard­ha”, “Dim­ri i fun­dit”, “Tom­ka dhe shokët e tij”, “Mëson­jë­tor­ja”, “Fun­di i një gjak­mar­rje­je”, “Shpel­la e piratëve”, “Përd­hunue­sit” dhe shumë të tjerë.

Puna e tij u vlerë­sua edhe me medalion në Fes­ti­valin e 4‑t të Filmit Shqip­tar për real­iz­imin e deko­reve dhe rekuiz­itave në filmin “Mëson­jë­tor­ja”, një prej veprave më të dashu­ra të kine­masë shqiptare.Përveç punës në film, Sako kri­joi edhe një pjesë të rëndë­sishme të kolek­sion­it të afi­sheve shqiptare të filmit, duke lënë pas një trashëgi­mi të çmuar artis­tike për brezat që do të vijnë.